Prokuroria do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila tre ditë më parë rrëzoi urdhërin e Prokurorisë për sekuestrimin e disa materialeve nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.

Një muaj më parë, akuza e kryeqytetit nisi një hetim për zyrtarët e këtij institucioni pas dyshime së në dy vjet nuk u verifiku pasuria e asnjë zyrtari të lartë.

Burime nga Prokuroria konfirmojën për Televizionin Klan se rekursi në Gjykatë e Lartë do të dorëzohet sapo të zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Për Prokurorinë, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe ai i Apelit për të hequr vendimin e sekuestros për regjistrat dhe të dhënat e serverit ka penguar punën hetimore.

Sipas vendimit të Gjykatës, Prokurori i çështjes nuk ka të drejtë t’i kërkojë ILDKPKI-së asnjë të dhënë për llogari të hetimit. Gjykatat në këtë rast i dhanë të drejtë inspektoriatit, duke shënuar kështu rastin e parë në historinë e drejtësisë shqiptare që Prokurorisë, i mungohet e drejta kushtetuese për të kryer hetime, edhe pse ka dyshime të forta për shkelje të ligjit nga një institucion i krijuar për të luftuar korrupsionin tek zyrtarët e lartë.

Prokuroria dyshon se asnjë zyrtarë i lartë nuk ka qenë subjekt i një kontrolli nga ILDKPKI, ndonëse ligji parashikon që çdo dy vjet pasuria e këtyre zyrtarëve duhet të kalojë në sitën e Inspektoratit.

Tv Klan