Një shpërthim i fuqishëm zgjoi Luis Har në mes të natës. Kjo ishte ajo, mendoi ai, duke pritur që ndërtesa ku po mbahej rob në Gaza të shembej.
Më pas erdhën të shtënat masive. Dhe dikush bërtiti emrin e tij dhe thirri: “Është ushtria izraelite, ne kemi ardhur të të çojmë në shtëpi”. Ishte surreale, sipas Har për shpëtimin e tij më 12 Shkurt nga forcat speciale izraelite pas më shumë se katër muajsh në robërinë e Hamasit.
“Shkova për të fjetur dhe më zuri gjumi i thellë dhe papritmas ndodhi një shpërthim dhe gjëja e parë që mendova ishte se ndërtesa po binte, nuk mendova asgjë tjetër më pas. Forcat tona erdhën nga ana tjetër dhe pastaj papritmas fillova të shihja të shtënat.”
Har, tani 71 vjeç, u mor peng në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 Tetor. Ai dhe katër të afërmit e tij, një prej tyre është 17-vjeçarja Mia Leimberg dhe qeni i saj, u rrëmbyen nga shtëpia e tyre në Kibbutz Nir Yitzhak dhe u dërguan në Gaza.
Pamjet e publikuara nga South First Responders treguan Leimberg, nënën e saj 59-vjeçare Gabriela dhe 64-vjeçaren Clara Marman, e cila është partnerja e Har-it, duke u rrëmbyer më 7 Tetor të vitit të kaluar edhe duke u dërguar në anën e pasme të një kamioni.
“Sikur diçka po ndodhte brenda kësaj shtëpie, atëherë kuptova se nuk ishin ata rrëmbyesit dhe dikush më thirri ‘Luis Luis, këtu, këtu. Dhe pastaj dikush më tha është ushtria izraelite kemi ardhur të të çojmë në shtëpi. Ata thanë ne erdhëm të të çonim në shtëpi dhe shtuan, së shpejti do të jesh me familjarët e tu. Tashmë na dha ndjenjën se gjithçka, pavarësisht rrezikut rreth nesh dhe të gjithëve, e dinim se nuk kishte mbaruar ende.”
Har e cilëson momentin e rrëmbimit më të vështirin në jetën e tij që kurrë nuk do t’a harrojë.
“Kishte shumë të qara, shumë emocione, sepse askush prej nesh nuk ishte i sigurt se do të ktheheshim gjallë dhe menduam se ndoshta ishte fundi. Dhe befas duke qenë atje, është gjithçka shumë surreale, duke përfshirë edhe rrëmbimin tone dhe momentin kur na shpëtuan ishte vërtet si një film.”
Tre pengjet femra u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor të nëntorit. Vëllai i Har dhe Clara, Fernando Marman, tani 61 vjeç, u mbajtën në një ndërtesë në qytetin jugor të Rafah deri në shpëtimin e tyre në shkurt. Ai kujtoi kalimin e ditëve duke folur për gjërat që donin të gatuanin ose ku do të udhëtonin. Sipas Luis gjithë kjo periudhë ishte depresionuese.
Ai vazhdimisht imagjinonte teksa fliste dhe të luante me nipërit e mbesat e tij duke u përqafuar me ata dhe për të ky moment ishte shumë i rëndë, pasi priste që e gjithjë kjo agoni të përfundonte.
“Një nga ndjenjat që kam pasur në robëri ishte kur ndjeja përqafimin e nipërve të mi, ose që po flisja me ta, ose që po luaja me ta dhe më pas filluan lotët teksa më rridhnin dhe më mbulonin fytyrën.”
Duke folur Har nga selia në Tel Aviv për forumin e familjeve të pengjeve në Gaza ai shprehu dhimbje dhe frikë për banorët e komunitetit të tij, si mijëra të evakuuar nga qytetet kufitare izraelite të cilët nuk janë kthyer ende në shtëpi. Gjëja më e rëndësishme për momentin për Luis është kthimi i 134 robërve të mbetur.
“Gjëja më e rëndësishme për mua është të kërkoj që të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi. Mjaft me vuajtjet e familjeve dhe të këtyre njerëzve. Kam dëgjuar shumë gjëra, që nuk më kanë ndodhur, por dëgjoj se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh me njerëzit e tjerë dhe është tronditëse, mendoj se është urgjente, çdo ditë që kalon është e tmerrshme. Unë nuk kam ardhur ende në shtëpi. Nuk e di se kush jam ende dhe do të duhet kohë, pasi edhe vetë nuk po e kuptoj se kush jam unë sot, nga ajo që kam përjetuar.”
Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti kanë kaluar muaj duke u përpjekur për të ndërmjetësuar një armëpushim, por bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit ende mbeten të bllokuara, ndërsa më shumë se 100 pengje ende mbeten në robëri fati i të cilëve ende nuk dihet.
Më shumë se një e treta e pengjeve të liruar kanë folur publikisht për përvojat e tyre, qoftë në intervista në media, në ngjarje publike apo në video të filmuara nga Forumi i Familjeve të Pengjeve, një shoqatë që përfaqëson disa të afërm.
Grupi militant Hamas së fundmi ka deklaruar se nuk do të lëvizë nga asnjë prej kushteve që kishte paraqitur më parë në negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Gaza. Zyrtarët izraelitë vizituan Egjiptin në fillim të kësaj jave, në një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar një marrëveshje, por ende nuk ka asnjë shenjë të një përparimi.
Klan News