Besnik Barashima, 42 –vjeçari me origjinë nga Tapiza e Fushë-Krujës që mori peng një 17 –vjeçare shqiptare në Napoli, rezulton i dënuar me 1 vit burg në Kosovë për trafik të qenieve njerëzore. Televizioni Klan zbuloi se në mars të këtij viti Gjykata e Tiranës ka bërë njohjen e dënimit në Kosovë dhe e ka konvertuar atë në gjobë prej 42 mijë lekësh.