Autori dorëzohet pas 7 orësh negociatash

Policia dhe një person që mbante disa pengje brenda një banese në Filadelfia në Shtetet e Bashkuara, u përplasën me armë zjarri.

Gjashtë oficerë policie mbetën të plagosur në aksionin që zgjati për 7 orë. Fatmirësisht asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.

Personi që qëlloi mbi policinë është 36-vjeçari Moris Hill. Pas mbërritjes së forcave speciale dhe negociatave me policinë, 36-vjeçari liroi pengjet dhe u dorëzua, duke dalë nga banesa me duart lart.

Pas ngjarjes, zyrtarët e policisë thanë për mediat se situata e krijuar ishte tejet delikate dhe se ishte një fat që gjithçka përfundoi me sukses.

Tv Klan