Që prej pasdites së djeshme nuk ka asnjë komunikim dhe asnje sinjal nga marinari egjiptian, i cili ka marrë përsipër rrëmbimin e peshkarexhes “Çelepia 2”.

Në bordin e saj ndodhen dy marinarë shqiptarë Dhimitër Malja dhe Luan Mema. Tek autoritetet shqiptare nuk ka mbërritur asnjë informacion mbi koordinatat e vendndodhjes se peshkarexhës, për shkak se në mjetin lundrues është fikur blu boxi.

Autoritetet shqiptare kanë kontaktuar homologët në Egjipt, por as prej andej nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.

Adel Mohamed Sallam një ditë më parë kontaktoi me një  bashkëkombasit e tij në portin e Durrësit, duke pohuar se anija “Çelepia 2” është marrë peng nga ai dhe ndodhet në portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Për lirimin kërkonte 70 mijë euro, në të kundërt kërcënonte me  fundosjen e anijes. Marinari egjiptian i ka dërguar pronarit të anijes Murat Çelepia, foton e njërit prej marinarëve të lidhur me litar e zixhir.

Policia ka dyshime të arsyeshme se dy marinarët shqiptarë mund të jenë bashkëpuntorë të shtetasit egjipatian për motive, që ende nuk janë sqaruar.

Tv Klan