Pengmarrja e Jan Prengës, vetëdorëzohet Ardian Doçi

Pengmarrja e Jan Prengës, vetëdorëzohet Ardian Doçi

19:35 05/02/2020

Ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e 49-vjeçarit

Është vetëdorëzuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, një nga të dyshuarit e policisë për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Ai është Ardian Doçi, i cili kishte udhëtuar nga Vjena në drejtim të Podgoricës. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me këtë krim.

Një ditë më parë, Operacioni Forca e Ligjit sekuestroi edhe pronat në emër të tij, në qytetin e Shkodrës. Për ngjarjen e rëndë qëndrojnë pas hekurave edhe 5 persona të tjerë. Në pranga janë vënë  Elton Hajri, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo