Oficerët e policisë në Houston në SHBA, të cilët po hetonin për një rrëmbim të mundshëm gjetën më shumë se 90 persona në një shtëpi dy katëshe, në atë që dyshohet të jetë një rast i emigrimit të jashtëligjshëm.

Në një konferencë për mediat, zyrtari i policisë së Houston, Daryn Edwards tha se policia kishte marrë një denoncim për një rrëmbimin e një personi mbrëmjen e së enjtes. Hetimet i çuan në shtëpinë në fjalë, ku gjetën më shumë se 90 persona.

“Ishin të ngjeshur me njëri-tjetrin, të ndarë në dy dhoma, me rroba bazik në trup. Shtangëm kur u futëm në shtëpi dhe u përballëm me këtë skenë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me emigracion të paligjshëm dhe jo me trafik njerëzor”, tha Edwards.

Personi më i ri në moshë që u gjet në shtëpi ishte në të 20-tat e tij. Të gjithë, me përjashtim të 5 prej tyre, ishin meshkuj.

Sipas asaj që shkuan CNN, disa prej tyre kishin simptoma të Covid-19, përfshirë humbje të nuhatjes dhe shijes, për këtë arsye ata po mbahen ende në shtëpinë ku u gjetën dhe do t’i nënshtrohet testeve të shpejta. Autoritetet i çuan ujë dhe ushqim, pasi kishin disa kohë që nuk hanin.

Hetimet për rastin në fjalë do të fokusohen tek pista e emigracionit të jashtëligjshëm. Deri më tani nuk ka informacion se në pronësi të kujt është banesa në fjalë, apo kush mund t’i ketë transportuar 90 personat në fjalë. As fqinjët nuk kishin raportuar për ndonjë aktivitet të dyshimtë, ndërsa sa i përket raportimit që kishte marrë për pengmarrje, policia nuk dha detaje./tvklan.al