Dhunohet një i ri për disa orë pas fyerjeve online

Sharjet dhe ofendimet në rrjetet sociale janë bërë shkak për sulmin ndaj një personi në Tiranë, që prej disa orësh u mbajt peng. Video e pengmarrjes u shfaq live në rrjetet sociale, ku dukeshin kërcënimet dhe dhuna ndaj të riut që u identifikua si Kozak Braçi.

Duket se pengmarrja ka qenë e organizuar pasi në rrjetet sociale Kozak Braçi është konfliktuar me një person të quajtur Fabio Dushku, me të cilin ka shkëmbyer vazhdimisht sharje.

Më herët një fishekzjarr i fuqishëm u hodh pranë banesës së Kozak Braçit, i cili lëshoi fyerje online ndaj Fabio Dushkut duke deklaruar se ai kishte organizuar gjithçka.

Policia tha se ka identifikuar autorët e pengmarrjes dhe po punohet për kapjen e tyre.

Tv Klan