Pakistan

Ushtarët pakistanezë i japin fund masakrës në një shkollë të mesme të ushtarake në Peshauar, duke vrarë 6 pengmarrësit talebanë. Bilanci i 6 orëve të tmerrit është tragjik, 141 të vrarë mes tyre fëmijë deri 12 vjeç dhe mbi 130 të plagosur.

Teksa numri i viktimave rritej, në shkollën ku ishin marrë peng mbi 500 persona ushtria vendosi paradite të hyjë në ambjentet e brendshme, duke kontrolluar klasë më klasë në të gjithë ndërtesat e kompleksit arsimor.

Sulmi nisi në orët e para të mëngjesit sipas kohës lokale. Talebanët, të kamufluar nën uniformën e ushtrisë pakistaneze, dogjën fillimisht një automjet në hyrje të kompleksit për të mësyrë më pas në auditore.

Dëshmitarët thonë se disa prej viktimave u dogjën të gjallë ose u therrën me thikë. Gjatë gjithë kohës dëgjoheshin të shtëna armësh dhe shpërthime të fuqishme eksplozivësh.

Masakra mori edhe jetë fëmijësh, pavarësisht se një zëdhënës i talebanëve deklaroi për Reuters, se ata kishin si objektiv vetëm personelin ushtarak, si kundërpërgjigje ndaj sulmet që forcat e sigurisë kanë ndërmarrë së fundi kundër tyre në provincën e Vaziristanit.

Tv Klan