Njëzet banorë të njësisë administrative Arras në Dibër janë proceduar penalisht nga policia për veprën penale të vetëgjyqësisë. Sipas policisë, banorët pengonin përmes veprimeve të paligjshme ndërtimin e HEC-it “SETA 4”.

Ata janë me iniciale M.T, M.B, H.Xh, E.P, Xh.T, G.K, R.T, Q.D, A.P, E.T, I.C, R.T, F.T, L.B, Sh.C, L.K, F.B, F.C, H.C dhe M.C.

Procedimi penal ndaj tyre nisi pasi kanë kryer veprime të kundraligjshme pa i’u drejtuar organeve kompetente për të drejtat e tyre që ata pretendojnë, duke penguar punimet e kompanisë që po ndërton HEC-in në Çidhën.

/tvklan.al