Koreja e Veriut ka kthyer eshtrat që besohet të jenë të trupave amerikanë të vrarë gjatë Luftës së Koresë. Kjo është lëvizja e fundit në diplomacinë e kujdesshme mes Uashingtonit dhe Penianit.

Të afërmit kanë pritur me vite për të rimarrë eshtrat e të dashurve të tyre.

Për riatdhesimin e eshtrave u ra dakord në samitin e Qershorit midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Kim Jong-un të Koresë së Veriut.

Samiti në Singapor, ku liderët ranë dakord të punojnë drejt “denuklearizimin të plotë të Gadishullit Korean”, është kritikuar për mungesën e detajeve se kur apo si Peniani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Por kthimi i eshtrave në SHBA ishte një prej katër pikave të shënuara në deklaratën e Qershorit dhe vjen në 65 vjetorin e nënshkrimit të armëpushimit që përfundoi Luftën Koreane 1950-1953.

Besohet se eshtrat e 55 ushtarëve janë kthyer këtë herë, ato do të duhet të testohen për t’u siguruar nëse u përkasin vërtet trupave të vrarë amerikan dhe që procesi i identifikimit mund të zgjasë me vite./tvklan.al