Përbërësit:

200 gr kallamarë

100 gr penne

100 gr midhje

70 gr karkalec

50 gr domate qershi

30 gr ullinj

20 gr majdanoz

20 gr borzilok

20 gr capperi

kripë

vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ngrohet dhe në të hedhim 1 tabletë pule, pasi shkon shumë mirë me peshkun. Pomodorinit i presim në mes dhe i marinojmë me kripë, piper dhe në to shtojmë edhe borzilokun, majdanozin e shtypyr, ullinjtë dhe disa thelpinj hudhër. Në tenxhere shtojmë pennet që të zihen. Presim kallamarët dhe frutat e detit i bëjmë të gjitha bashkë dhe në to shtojmë bizele dhe si skuqim të gjitha bashkë. I shuajmë me pak verë të bardhë. Tek frutat e detit shtojmë edhe pennet e ziera dhe i lëmë të vlojnë pak bashkë dhe më pas mbi to hedhim domatet me ullinj, hudhra dhe borzilok e majdanoz. Masën e vendosim në një tas, e mbështjellim me pelikul dhe i fusim në furrë. Pasi piqen në furrë për pak janë gati për t’u servirur.

/tvklan.al