Tre të katërtat e popullsisë shqiptare jetojnë nën kufijtë e varfërisë së minimumit jetik. Këto janë shifra të dala nga Instituti i Punës i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë ku përveç tyre dalin dhe shifra të larta papunësie të cilat ndryshojnë shumë nga të dhënat që shteti raporton. Sipas të dhënave nga zyrat e shtetit papunësia përfshihet ne 17 % ndërsa sipas Institutit rezulton 40% papunësi.

Pozicionet sipas partnerëve socialë janë të renditura. Në çati vendosen punëdhënësit, shtyllat përfaqësojnë shtetin dhe dysheme janë punmarrësit. Me zvogëlimin e numrit të të papunëve ulet dhe pagesa për pensionistët që kanë punuar me vite. Pensionistët pas të papuneve mbeten shtresa më e varfër e kësaj popullsie.

Shteti e ka mjaft të vështirë të paguajë apo të rrisë pensionet pasi ka mangësi tek mospaguarja e sigurimeve shoqërore nga ata që punojnë. Sipas Institutit shifra e pensionistëve arrin në 500 mijë vetë dhe e gjithë kjo është shtresa e pakënaqur nga ajo që merr.

Një pensionist: Tani pensionistët marrin më pak se gjysmën e pensionit real që merrnin në vitin 1990. Dhe e dyta, është që aktualisht pensioni përbën rreth 40% në krahasim me pagën në një kohë që më përpara ishte 70 %.

Ndaj pensionistët janë ata që sheh shpesh hijeve sa në ndonjë lokal. E vetmja lojë e tyre është ajo domino mes shokëve./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti