Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga dita e Hënë do duhet që qytetarët të marrin leje për të dalë nga shtëpia dhe për të kryer blerje apo për të marrë shërbimet e nevojshme.

Përmes një aplikacioni, do të bëhet e mundur që vetëm një pjesëtarë i familjes të marrë leje për të lëvizur prej orës 05:00 deri në 13:00.

Për të gjithë ata të cilët nuk munden që të marrin lejen automatike, është vënë në dispozicion numri, 55155, ku do të dërgohet një mesazh, njëjtë si për lejet e parkimit, dhe do të vendoset numri i kartës së identitetit dhe pas 24 orësh do të marrin leje.

Ndërkaq Rama njoftoi se pensionistët nuk do të mund të marrin leje, dhe se do të kujdeset qeveria për t’u dërguar në shtëpi çfarë u nevojitet atyre të cilët nuk kanë familjarë që mund t’i ndihmojë.

Ai tha se i ka kërkuar kryetarit të bashkisë së Tiranës por dhe të qyteteve të tjera, që të ndahen tezgat e shitjes për të mos pasur kontakt të afërt mes shitësve dhe blerësve. /tvklan.al