Dëmtimet e shumta shuajnë një yll të basketbollit. Derrick Rose i jep lamtumirë karrierës së tij fenomenale, për tu fokusuar tashmë larg botës së koshit. Largim që vjen pas 16 sezonesh në nivele maksimale, me 35-vjeçarin Rose që ishte pjesë e NBA amerikan.

Amerikani pensionohet pas 723 ndeshjeve si profesionist në sezon të rregullt në të cilat ka shënuar 12,573 pikë, ka realizuar 2,324 rebaund dhe ka dhuruar 3,770 asistime.

Karriera e Rose ishte në rritje. Chicago Bulls arritën në finalet e Konferencës Lindore në 2011 dhe ishin një skuadër në rritje, por në raundin e parë të play-off-it u dëmtua për t’i munguar gjatë fushave të lojës. Gjithsesi, kjo nuk e ndali për tu shpallur lojtari më i mirë i sezonit në kampionatin amerikan të koshit.

Rose u largua nga kjo skuadër në vitin 2016, pasi shpesh shfaqte problemet fizike që e kishin penguar atë të bëhej Michael Jordan i ardhshëm i qytetit të Çikagos. Lamtumira e një legjende që nuk u bë kurrë e tillë ndikuar nga dëmtimet fizike. Tashmë fokusi do të jetë sërish në këtë disiplinë, pasi do shërbejë si mentor për talentët e rinj të koshit.

Klan News