Ushtria e Kinës “ka të ngjarë të stërvitet për sulme” kundër objektivave amerikane dhe aleate në Paqësor, paralajmëron një raport i Pentagonit.

Dokumenti vjetor i dërguar Kongresit thotë se Kina po rriti aftësinë e saj për të dërguar aeroplanë bombardues edhe më tej. Raporti thekson aftësinë ushtarake në rritje, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes të parashikuara në 190 miliardë dollarë, 1/3 e asaj që shpenzon SHBA. Vetë Kina nuk ka komentuar ende mbi raportin.

“Gjatë tre viteve të fundit, Ushtria e Kinës ka zgjeruar me shpejtësi zonat operative të bombarduesve, duke fituar përvojë në rajonet kritike detare dhe trajnime të mundshme për sulme ndaj objektivave amerikane dhe aleate

”, thuhet në raport.

Buxheti ushtarak i Kinës pritet të zgjerohet në 240 miliardë Dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, sipas këtij vlerësimi. SHBA është e shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës në Paqësor, ku Uashingtoni ende luan një rol të madh. Dokumenti paralajmëron se Kina “ka gjasa të përgatitet për një rast të mundshëm për të marrë me forcë Tajvanin. Për këtë Pentagoni ngre pyetjen nëse SHBA duhet të ndërhyjë apo jo. Megjithatë ky vendim i takon Kongresit dhe Presidentit Donald Trump.

Tv Klan