Gjatë javëve të fundit është aluduar shumë në rrjetet sociale se kush do të ishte i përzgjedhuri për këtë vit si ”Mashkulli më seksi”. Emri më i lakuar ka qenë Chris Evans. Por mesa duket People i ka ‘’ zhgënjyer’’ fansat e Evans, sepse zgjedhja e këtij viti ka qenë Paul Rudd.

Aktori 52-vjeçar ka ngelur i habitur për titullin. Gjatë një fotosesioni për revistën ai është shprehur: ‘’Jam në dijeni që njerëzit e kanë dëgjuar emrin tim të përzgjidhet për shumë role dhe janë shokuar, mendoj se ky titull duhet t’i jepej shumë të tjerëve përpara meje.’’

Rudd ka rrëfyer se ishte gruaja e tij prej 18 vitesh Julie Yaeger e cila e ka marrë vesh e para, e më pas me humorin që e karaterizon aktori ka thënë se: ‘’Nuk do të jem modest për këtë, madje shpresoj të jem në darkat seksi me Clooney, Pitt dhe B.Jordan’’

Atë shpresojmë dhe ne./tvklan.al