Pep Guardiola ka frikë se Manchester City mund të humbasë objektivat e transferimeve të verës, nëse nuk siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Pasi fitoi 4 titujt e fundit të Premiere Ligës, duke dominuar në futbollin anglez, për Citysens synimi është që të sigurojë një vend në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.
City pozicionohet në vend të pestë, pas një performance në vitin 2024 tepër negative, por ata kanë ende punë për të bërë që të sigurojnë një vend në Champions, në mënyrë që të bëjnë afrimet e duhura në verë.
“Varet nga lojtarët që duam dhe nëse ata kanë vetëm një opsion! Nëse ata kanë shumë, jam i sigurt se lojtarët do të marrin në konsideratë ekipet që garojnë në Ligën e Kampionëve. Po mbase ka lojtarë që vijnë edhe nëse nuk luajmë në këtë kompeticion, apo të tjerë që për ta ka rëndësi”, tha Pep Guardiola.
Guardiola tregoi se klubi nuk ka një listë për përforcime të mundshme nëse kualifikohet në Champions dhe një në rast se nuk do të luajë.
Për më tepër që gjasat janë që të ketë lojtarë që të zgjedhin të largohen në rast të një sezoni që mbyllet me zhgënjim.
Klan News