Seria e fitoreve të Mançester Sitit ndalet në transfertën e Sauthempton, teksa barazoi 1-1. Shenjtorët kaluan në epërsi pas vetëm 7 minutash. Kjo shtoi sulmet e Sitit, që gjithsesi pësuan sërish. Këtë herë me autor Armando Brojën.

Por pozicionin i sulmuesit shqiptar u konsiderua si jashtë loje, duke ndërprerë festën e 20-vjeçarit. Broja ishte sërish i pafat, pasi këtë herë u ndal nga shtylla pingule. Në të 65-ën minutë, De Bryjne ekzekuton me përpikmëri goditjen e dënimit, ku gjen Laporte, i cili shënon golin e barazimit 1-1.

Një pikë që e ngjit Sitin në kuotën e 57 pikëve në vendin e parë, ndërsa trajneri, Pep Guardiola nuk i ka kursyer lavdërimet për sulmuesin shqiptar. Në konferencën për shtyp, ai tha se tekniku Tuhel ka të drejtë dhe se shqiptari është tepër kualitativ dhe me plot cilësi.

Fitore në limitet e kohës së rregullt shënoi Mançester Junajtid në shtëpi përballë Uest Hem. ‘Djajtë e kuq’ triumfuan me shifrat 1-0 falë golit të Rashford. Një trepikësh që e fut skuadrën e Junajtid në zonën që të dërgon në Çempions Ligë sezonin e ardhshëm.

Klan News