“Për 1 vit siguruam 17 mijë Euro”, zbulohet e vërteta e madhe çfarë pune bënin Sonila dhe Kreshniku në Itali



“Për 1 vit siguruam 17 mijë Euro”, zbulohet e vërteta e madhe çfarë pune bënin Sonila dhe Kreshniku në Itali

07:45 12/05/2021

Emisioni Uniko ka udhëtuar drejt Torinos në Itali dhe ka shkuar në banesën e 22-vjeçares shqiptare Sonila Cani e cila u gjet vdekur në datë 21 Mars 2021. Ajo u gjet e vetëvarur në tualet, por ka dyshime të forta se dhe mund të jetë vrarë.

Gazetari Spartak Koka ka intervistuar ballë për ballë Kreshnik Canin, bashkëshortin e Sonilës. Intervista është zhvilluar në apartamentin e tyre në Torino. Gazetari Koka e pyet drejtpërdrejt Kreshnikun se çfarë pune bënin ata në Itali, përderisa bashkëshorti pretendon se pas vdekjes së Sonilës vuri re se në shtëpi mungonin 17 mijë Euro. Me çfarë i kishin fituar këto 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani rrëfen se ai dhe Sonila kishin zgjedhur mënyrën më të lehtë për të fituar para.

Spartak Koka: Pyetja tjetër që lindi në emisionin e dytë nga njerëzit është kur Sose Nazo dhe Dashnor Nazo (prindërit e Sonila Canit) rrëfenin një javë para intervistës tënde se Kreshniku dhe Sonila mbijetonin në Itali, por doli surprizë një shumë 17 mijë Euro që i kishit në banesë. Me çfarë i keni siguruar 17 mijë Euro?

Kreshnik Cani: Të them të drejtën, është e kotë që t’i sillem anembanë…

Spartak Koka: Kjo histori do vetëm transparencë.

Kreshnik Cani: Kjo është një diçka që ne kërkonim lekun e thjeshtë.

Spartak Koka: Çfarë do të thotë kërkonim lekun e thjeshtë?

Kreshnik Cani: Kërkonim lekun e thjeshtë!

Spartak Koka: Duhet të flasim hapur…

Kreshnik Cani: Kërkonim lekun në mënyrë të thjeshtë. Unë s’mund të flas dot me detaje shumë të mëdha se çfarë pune bëja. Ta quajmë punë.

Spartak Koka: Kjo është bërë edhe me dëshirën tënde edhe të Sonilës?

Kreshnik Cani: Patjetër!

Spartak Koka: Prej sa kohësh e bënte këtë punë Sonila? Se në hotel nuk ka punuar pastruese, kjo rezulton.

Kreshnik Cani: Faktikisht ajo puna në hotel është e vërtetë sepse një njeri pa dokumente nuk mund të deklarojë dot që ke punuar. Por unë kam mesazhe dhe fotografi që ka punuar dhe në të zezë.

Spartak Koka: Në të zezë pastruese?

Kreshnik Cani: Po pastruese, se çfarë pune bënte atje brenda… kam qenë dhe unë atje brenda në hotel kështu që ka punuar. Kam mesazhe ku unë dhe ajo prisnim klientë të hotelit.

Spartak Koka: Muajt e fundit po punonte punën tjetër apo jo? Me dëshirën e përbashkët të të dyve?

Kreshnik Cani: Po, po. Ishim të dy.

Spartak Koka: Përse vendosët që Sonila të bënte këtë punë?

Kreshnik Cani: Për të më ndihmuar mua se isha i vetëm. Më jepte një dorë. Duhet të punoja me dikë unë, atë kisha shok, shokun më të mirë në jetë. Kështu që te ajo kisha besim.

Spartak Koka: Këto lekë për sa kohë i kishit fituar?

Kreshnik Cani: Unë di që ishin për gati 1 vit. Në mos 1 vit, 10 muaj e sigurtë. Që në të vërtetë unë s’e dija që ekzistonin faktikisht në shtëpi. Sepse unë isha një tip që siç bëja lekët ashtu i prishja. Isha i shpenzueshëm, nuk di ta mbaj lekun. Ajo i kishte fshehur vetë.

Spartak Koka: Punën tjetër kur e ka nisur? Pasi jeni bërë me djalin?

Kreshnik Cani: Po.

Spartak Koka: E udhëzove ti apo donte vetë? Dhe a ka ndikuar kjo punë në ngjarjen e mëpashme?

Kreshnik Cani: Këtë punë e bënim të përbashkët dhe me dëshirën e të dyve.

Spartak Koka: Pa dhunë?

Kreshnik Cani: Po s’bëhet fjalë ajo gjë…

Spartak Koka: E ke trysnuar ti për ta bërë atë punë?

Kreshnik Cani: Jo jo.

Spartak Koka: Dhe ajo pranoi ta bënte?

Kreshnik Cani: Me mua po.

Spartak Koka: Fitimet ishin të mëdha?

Kreshnik Cani: Shumë të mëdha dhe shumë kemi shpenzuar.

Spartak Koka: Po Soses dhe Dashnorit (prindërit e Sonilës) ja kishit treguar të vërtetën?

Kreshnik Cani: Jo.

Spartak Koka: Kur e kanë marrë vesh?

Kreshnik Cani: Unë nuk e di nëse e dinë akoma të vërtetën.

/tvklan.al







Të ngjashme