Një 22-vjeçare ka arritur të heqë dy prej ka gjokseve që kishte, duke iu kthyer në këtë mënyrë jetës normale. Phoebe Ellis vuante prej 10 vitesh nga një gjendje e rrallë shëndetësore, pasi kishte dy gjokse të tepërta që kishin dalë poshtë sqetullave.

Ajo ka treguar për mediat se ka tentuar edhe vetëvrasjen pasi nuk e dinte se çfarë sëmundje kishte. Iu desh një dekadë, që më në fund Ellis të diagnostikohej me inde të tepërta të gjokseve.

Kjo sëmundje shkakton rritjen e indeve të gjoksit kudo në trupin e njeriut. Ajo u operua në vitin 2019, ndërkohë që është shprehur se më parë mendonte se kishte kancer.

“Ndihesha si monstër. Nuk dija si ta shikoja veten. Isha gjatë gjithë kohës në siklet sepse nuk mund të kisha një moment intim me të dashurin. Nuk ndihesha asnjëherë rehat sepse kisha turp se mund të mendonte që isha anormale”.

Ellis e kuptoi për herë të parë gjendjen e rrallë shëndetësore kur ishte 12 vjeçe. Ajo ka treguar se kur jetoi në Spanjë me familjen kishte frikë të dilte me bikini.

Operacioni për heqjen e gjokseve u krye në një klinikë private pasi familja e Ellis mblodhi fonde për këtë gjë. Mediat shkruajnë se kjo gjendje prek 2 deri në 6 pëqind të femrave dhe 3 përqind të meshkujve. /tvklan.al