Dawn Walker ka pirë 3 shishe verë të bardhë çdo natë, për 10 vite rresht. Tani ajo është burgosur dhe dënuar me pesë vite e gjysmë, pasi ka plagosur partnerin e saj me thikën e kuzhinës.

Këto janë fotot para dhe pas 10 vitesh, ku tregojnë ndryshim që ka pësuar Walker.

Partneri i saj Damien Taylor, 35 – vjeç është sulmuar nga Dawn, pasi kishin dalë në një klub dhe kanë qenë të dehur të dy. Pasi e ka sulmuar me thikë, ajo e ka hedhur 35-vjeçarin në pishinë.

Prokurori Nigel Booth tha se ata të dy ishin të pirë natën e sulmit dhe gjatë një debati që kanë pasur Dawn e ka qëlluar me thikë.

Ai tha se Walker, nga Bacup, Lancashire, ka gënjyer policinë, duke u thënë atyre se një i tretë ishte përgjegjës për sulmin.

Por, Walker ka një të kaluar kriminale dhe është akuzuar për 17 vepra penale që shtrihen në 16 vite.

Dhjetë nga ato kanë të bëjnë me sulmet në drejtim të policisë. Me vonë ajo ka pohuar në polici se ka pirë për 10 vite rresht, çdo natë, nga 3 shishe verë. /tvklan.al