Për 12 ditë, edhe fotot që nuk i keni postuar u panë nga “të tjerët”

Posta

Për 12 ditë, edhe fotot që nuk i keni postuar u panë nga “të tjerët”

21:47 14/12/2018

Facebook njoftoi këtë të premte se një problem në software ka ekspozuar fotografitë e mbi 6.8 milionë përdoruesve, përfshirë fotografi që nuk i kishin postuar.

Sipas asaj që shkruan BBC, kompania tha se disa aplikacione, palë të treta, kanë pasur akses në një gamë më të gjerë fotosh se zakonisht për plot 12 ditë gjatë muajit Shtator. Facebook tha gjithashtu se do të njoftonte të gjithë përdoruesit që janë prekur.

Kjo është ‘bëma’ e radhës e një serie shkeljesh të privatësisë së përdoruesve të rrjetit social, që është përballur me kritika të shumta që pas skandalit të të dhënave të Cambridge Analytica.

“Kur dikush i jep akses një aplikacioni tek fotot e tij në Facebook, zakonisht ne i lejojmë aplikacionit në fjalë që të ketë akses tek fotografitë që përdoruesi i ka postuar në profilin e tij. Në këtë rast me gjasë zhvilluesit kanë patur akses edhe në foto të tjera”,

tha kompania në një postim në blog.

Sipas Facebook, nga ky problem janë prekur më shumë se 1 500 aplikacione. Përveçse i dha të drejtën zhvilluesve që të kishin akses në fotografitë e postuara në murin e përdoruesve në Facebook, ky “defekt” i ka dhënë akses edhe në Stories e Marketplace.

Por jo vetëm. Nga ky problem, palët e treta duket se kanë mundur të shohin edhe fotografitë që njerëzit mund të kenë ngarkuar në Facebook, por nuk i kanë postuar.

/tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi