Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chieti të Italisë, ku një vajzë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë të papritur. Sipas mediave italiane, viktima është Joana Hoxha 24 vjeç, e cila ishte shtatzënë në muajin e katërt.

Vajza shqiptare jetonte prej vitesh në Itali së bashku me bashkëshortin e saj italian. Ajo u ndje keq teksa po qëndronte në banesë, ndërsa bashkëshorti njoftoi menjëherë ndihmën e shpejtë. Mjekët që mbërritën me urgjencë në banesën e saj tentuan t’i jepnin ndihmën e parë, por ishte shumë vonë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, 24-vjeçarja shqiptare ishte ndarë nga jeta.

Dyshohet se ajo kishte pësuar atak kardiak, megjithatë kjo pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore. Joana Hoxha ishte tashmë nënë e një fëmijë 1 vjeç e gjysmë. Mediat italiane raportojnë se javët e fundit 24-vjeçarja kishte pasur probleme me shtatzaninë, gjë që është konfirmuar edhe nga gjinekologët.

/tvklan.al