Filmi i njohur horror, “Scream” do të rikthehet me pjesën e tij të pestë. Vrasësi famëkeq Ghostface tashmë do të jetë sërish në ndjekje të një grupi adoleshentësh.

Roli i Sidney Prescott nuk do të mbetet jashtë tij pasi Neve Campbell ka pranuar të rikthehet. Pavarësisht se Ghostface ka objektiv të rinjtë, ai nuk e ka harruar atë. Filmi nis me një vajzë që merr telefonata misterioze ndërsa është vetëm në shtëpi, ndërsa pas një viti David Riley telefonon Sidney dhe i thotë “Po ndodh. Tre sulme deri më tani. A ke një armë?

Përgjigja e saj është:”Jam Sidney Prescott. Sigurisht që kam një armë”. Është lajmëruar gjithashtu se Sidney do të ketë edhe një takim me tmerrin që e ka përndjekur atë prej vitesh.

Filmi do të shfaqet në kinematë botërore në 14 Janar 2022./tvklan.al