Për çfarë arsye Kryeministri Rama do të jepte dorëheqjen?

Për çfarë arsye Kryeministri Rama do të jepte dorëheqjen?

23:24 24/10/2019

Gjatë debatit në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga analistët Mark Marku, Mustafa Nano dhe Andi Tela nëse e ka menduar ndonjëherë të jepte dorëheqjen dhe për çfarë arsye do ta jepte.

Kryeministri Rama është shprehur se nuk e ka menduar ndonjëherë se po të mos jetë Kryeministër, vendi do të jetë më mirë. Ndërsa ka renditur dy arsye, që sipas tij, do ta çonin drejt largimit nga pushteti. Ato janë problemet me ligjin dhe me popullin.

Mark Marku: Jepni dorëheqjen si Zaevi, shkoni dhe konsultohuni në popull, bëni zgjedhje të lira dhe ta shikoni se çfarë mendon populli.

Kryeministri Rama: Ti mos u shqetëso fare për këtë punë. Unë nuk jam nga ata që iki, jam nga ata që i çoj deri në fund betejat e mia.

Mustafa Nano: Të ka shkuar ndonjëherë mendja që po mos të jesh Kryeministër, vendi i bëhet mirë?

Kryeministri Rama: Sikur të më shkojë në mendje kjo, unë menjëherë largohem. Por kjo nuk më ka shkuar në mendje. Që të jem shumë i sinqertë me ty.

Mark Marku: Dhe as do të shkojë!

Andi Tela: Për cilën arsye ju do jepnit dorëheqjen si Kryeministër? Çfarë duhet të ndodhte që ju të jepnit dorëheqjen?

Kryeministri Rama: Një Kryeministër jep dorëheqjen kur ka një problem me ligjin apo me popullin e vetë. Po s’pati një problem me ligjin apo me popullin e vetë për çfarëdolloj arsye…

Mark Marku: Po Zaevi pse e dha?

Kryeministri Rama: Sepse ka një problem për të adresuar tek populli i vetë, sepse u nda populli në dysh për të ndërruar emrin me idenë që do marrin hapjen e negociatave. /tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi