Tri motrat Pojani folën për marrëdhënien mes tyre këtë të martë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Megi Pojani, e cila është edhe më e njohur për publikun, ka qenë pjesë e “Hostel by Anabel”, duke spikatur me temperamentin e saj dhe duke u bërë shumë e njohur në rrjetet sociale. Megi ka dhe dy motra të tjera, Marsela që është më e madhe dhe Ina që është më e vogël. Tashmë dhe Marsela dhe Ina kanë krijuar imazhin e tyre përmes Instagramit.

Tri motrat fëmijërinë e tyre e kanë kaluar në Elbasan, ndërsa kanë qenë gjithmonë shumë të lidhura me njëra tjetrën. Ato thonë se nuk kanë shoqe të ngushta duke qenë se kanë njëra-tjetrën, por për çfarë zihen më tepër?

Rudina: Jam kurioze të di më tepër, kush është më nervoze mes jush, kush është ajo që nuk fal, kush është ndoshta ajo më e buta?

Marsela Pojani: Tani më e buta është Ina.

Megi Pojani: Ina toleron më tepër, por kur acarohet…

Rudina: E mirë, momente shpërthimi…

Ina Pojani: Besoj se të gjithë do ma justifikojnë këtë. Unë jam më e buta, mendoj. Po.

Megi Pojani: Marsela është pak më si të ta përcaktoj…

Marsela Pojani: Më psikopate do thoje?

Megi Pojani: Unë kam ca shpërthime momentale kështu…por jemi shumë të zjarrta të treja, përveç Inës.

Ina Pojani: Është shumë e çuditshme se si ne të treja nuk zihemi kurrë për rroba. Zakonisht motrat zihen ‘më more këtë bluzën, më more këtë fustanin’, ne zihemi kush ia pason njëra-tjetrës përgjegjësinë. ‘E kishe ti për ta bërë, jo e kishe ti për ta bërë’. Për këtë zihemi ne dhe shpeshherë shikon edhe shpërthime. /tvklan.al