Këngëtarja Blerina Braka vjen për herë të gjashtë në festivalin “Kënga Magjike”. Ajo është e njohur si këngëtare e muzikës moderne dhe asaj lirike shqiptare. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve për Lirikë dhe karrierën e saj e ka ndërtuar mes Teatrit të Operas dhe Baletit dhe skenave të festivaleve shqiptare.

Këtë vit ajo sjell në “Këngën Magjike” një këngë tradhtie me titullin “Ishe”. E pyetur nga Ardit Gjebrea se për çfarë arsyeje ajo do të mund ta falte tradhtinë, Blerina është përgjigjur se as nuk e ka menduar këtë, por nuk beson se do të mund ta falte.

Ardit Gjebrea: Tradhtia vjen përsëri në “Këngën Magjike” përmes këngës tënde. Çfarë nuk i duron dot ti tradhtisë?

Blerina Braka: Vetë fjala tradhti nuk durohet. Në kohët sot nuk duhet të ekzistojë tradhtia sepse fundja, s’të pëlqen, vazhdo.

Ardit Gjebrea: Po, për cilin motiv do e falje tradhtinë?

Blerina Braka Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë dhe nuk besoj se do e falja./tvklan.al