Sidorela ka kaluar një kalvar vështirësish: u martua në moshën 23-vjeçare, u bë nënë e një djali, mbeti pa mbështetjen e bashkëshortit, ky i fundit e dhunonte e tradhtonte dhe prej 3 vitesh është e divorcuar.

Të gjitha këto ajo i ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty”, megjithatë vijon të ketë një motiv për të ecur përpara. Pavarësisht rrethanave të vështira, prindërit nuk e kanë lënë vetëm ndaj ajo i ka thirrur në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’iu dhënë një mesazh dashurie.

Babai i saj, Skënderi duket se e ndieu menjëherë praninë e Sidorelës përtej murit pasi i ‘ra pikës’ kur hamendësoi se kush mund të ishte duke e pritur.

Sidorela: Babi, mami ju dua shumë!

Skënder: Të falenderojmë!

Sidorela: S’ju kam parë asnjëherë kaq të bukur sa jeni veshur sot.

Skënder: Të ruajttë Zoti more bir, të faleminderit!

Sidorela: Unë nuk dua që ju të vuani më për mua. Nuk dua lot. Dua që të jeni forca ime më e madhe për të rritur këtë fëmijë që unë kam.

Skënder: Të keqen babai jot! Me sa do mundemi, do të na kesh krah gjithë jetën!

Sidorela: Edhe unë do jem për ju gjithë jetën!

Skënder: Zoti të ruajttë more bir!

Sidorela: Sa herë të keni nevojë për mua unë do jem aty.

Skënder: Zoti të bekoftë!/tvklan.al