Për herë të parë që kur nisi kriza e koronavirusit, Kina nuk ka regjistruar asnjë rast të ri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se për herë të parë që prej Dhjetorit nuk është shënuar asnjë rast i ri i infektuar brenda vendit.

Të mërkurën janë raportuar 34 raste të reja, por autoritetet kineze shprehen se ata janë persona që kanë ardhur të infektuar nga vende të tjera.

CNN shkruan se Ëuhan, epiqendra e koronavirusit, do duhet që të mos ketë asnjë rast të ri për 14 ditë rresht që të lirohet nga karantina. Ndërkohë në provincën Hubei, kanë filluar të zbuten masat që pati marrë qeveria.

Nga ana tjetër, duke parë edhe rastet e reja të importuara, Kina dhe Hong Kongu po përgatiten për një valë të dytë infeksionesh. Ata frikësohen se njerëzit që vijnë nga vendet e huaja mund të risjellin edhe virusin me vete./tvklan.al