Për herë të parë në historinë e TKOB, sezoni artistik çelet në sheshin “Skënderbej”

Për herë të parë në historinë e TKOB, sezoni artistik çelet në sheshin “Skënderbej”

18:48 17/09/2019

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit është drejt hapave të fundit të rikonstruksionit. Por ajo çfarë është më e veçanta është se për herë të parë, në gjithë historinë e tij, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit hap sezonin artistik në Sheshin “Skënderbej”. 

Më 20 dhe 21 Shtator në orën 19:30, TKOB shfaq dy Grand Gala nën titullin “Opera Open Countdown” me pjesët më të bukura operistike të baletit, ku do të marrin pjesë mbi 200 artistë të Operas, por dhe të ftuar si Kamela Islamaj, Eugent Bushpepa, Vikena Kamenica e të tjerë. 

“Ne i ftojmë të gjithë të marrin pjesë sepse këto dy koncerte janë ideuar enkas për pjesëmarrje të gjerë. Mesazhi që ne duam të japim është që Opera dhe Baleti i takon të gjithëve, pavarësisht moshës apo edukimit që kanë në jetën e tyre”.

Do të ketë pjesë solistike, korale, melodi të ndryshme, fragmente baleti dhe të gjitha këto janë një montazh nga shfaqjet më të mira që ne kemi prodhuar në dy vitet e fundit. Do të marrin pjesë solistët kryesorë të Teatrit të Operas dhe Baletit, si Vikena Kamenica, Eva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, solistët e rinj si Simona Karafili, Renisa Lacka, Nina Muho, etj”.

Por si për ta nënvizuar më shumë faktin që muzika operistike i takon të gjithëve ne, kemi ftuar edhe dy këngëtarë shumë simbolikë të pop rrokut si Kamela Islamaj dhe Eugent Bushpepa, të cilët do të ndajnë me artistët tanë arie shumë të bukura”.

Për natën e dytë kemi kornizuar një koncept tjetër koncerti, vetëm me këngë, klasike dhe folk për t’iu afruar më shumë audiencave tona. Njëkohësisht atë natë do të kemi një moment që do ia kushtojmë vetëm Merita Halilit”.

“Është hera e parë që të hapet një sezon në shesh. Shumë shpejt ne do të hyjmë në godinën tonë për të zhvilluar provat dhe punën tonë. Skena do të jetë gati në brenda dy muajt e parë të vitit të ardhshëm. Por muaj pas muaji ne do të jemi në shesh”, tha Çela./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori