Ekonomistët thonë se lufta në Ukrainë ka nxitur inflacionin në vend

Inflacioni në Turqi ka shënuar rënie  gjatë muajit  nëntor, për herë të parë në më shumë se një vit. Por pavarësisht kësaj inflacioni mbetet në shkallën më të lartë në 24 vitet  e fundit.

Norma mujore e inflacionit në nëntor ishte 2.88 për qind, krahasuar me Tetorin e cila ishte në muajin 3.51 për qind që do të thotë se ka patur një rënie prej 0.63 për qind.

Lufta në Ukrainë dhe rënia e vlerës së lirës kanë nxitur inflacionin në këtë shtet. Ekonomistët besojnë se në rritjen e inflacionit në Turqi kanë ndikuar edhe politikat e presidentit, Recep Tayyip Erdogan, i cili beson se ulja e normës së interesit ndikon në ulje të çmimeve, ndonëse teoritë ekonomike flasin për qasje të kundërt.

Bankat qendrore në shumë vende të botës, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar kanë rritur së fundi normat e interesit me qëllim  që të luftojnë inflacionin e lartë.

Klan News