Velipoja ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit fale imazheve fantastike të skulpturave në rërë sjell nga festivali i parë i dedikuar që zhvillohet në Shqipëri, LAS Festival.  Të shtunën në mbrëmje ka qenë edhe përmbyllja e këtij eventi unik në plazhin e Velipojës.

Organizatorja e këtij festivali Beskida Kraja në prezantimin para të pranishmëve ka rrëfyer atë që e nxiti të bëjë një festival të tillë dhe promovimin që ky event i bën Velipojës….

Beskida Kraja: Duke bërë shëtitjet e mia shikoja gjithë këto hapësira të pashfrytëzuara të pakuruara, të harruara dhe ideja ishte që të organizoheshin, të ridemensionoheshin e si tjetër mund të bëheshin , vetëm duke punuar fort.

E pranishme në këtë event ka qenë edhe Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali .

Edona Bilali: Më në fund Velipoja përveç asaj që i ka falur natyra që edhe institucionet e pranojnë që është viti i katër që vijon të mbetet plazhi me ujin më të pastër me vetitë më të mëdha kuruese, ti shtohet edhe një element tjetër, kultura.

Fitues i edicionit të parë të këtij festivali, është shpallur artisti nga Kroacia me mozaikun unik të bërë në rërë në grykëderdhjen e bunës.              

Land & Sand Festival, e bëri Velipojën dhe imazhet e saj kryefjalë të turizmit në Shqipëri duke tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Ndërkohë që sheshi ku u mbajt ky festival në Velipojë u kthyer në një shesh festiv duke nisur nga më të vegjlit tek artistet me famë botërore.

Klan News