Për herë të parë pas 10 vitesh, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk janë në pozicionet kryesuese të slistës së UEFA për lojtarin më të mirë të vitit.

Në këtë listë janë dyshja e Bayern Munchen, Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer, së bashku me lojtarin e Manchester City, Kevin De Bruyne.

Sic duket historia po ndryshon. Tashmë dy futbollistët më të mirë të botës që prej 1 dekade nuk janë në 3 pozicionet e para për lojtarin më të mirë të vitit.

Messi e ka fituar këtë çmim në sezonet 2010-2011 dhe 2014-2015. Ndërsa Ronaldo në sezonet 2013-2014, 2015-2016 dhe 2016-2017.  /tvklan.al