Numri i të infektuarve gjatë fundjavës është më i ulët për shkak të testimeve të pakta

Për herë të parë në më shumë se shtatë muaj Gjermania nuk ka regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi.

Shifrat e publikuara nga instituti gjerman ”Robert Koch” për kontrollin e sëmundjeve, tregojnë se në 24-orët e fundit nuk ka asnjë vdekje të re nga Covid-19 për herë të parë që nga 21 Shtatori i vitit të kaluar.

Autoritetet shëndetësore gjermane regjistruan 4032 raste Covid-19 në periudhën e fundit 24-orëshe, por shifrat luhaten në ditë të caktuara të javës, veçanërisht në fundjavë.

Zakonisht në fundjavë numri i infektimeve është më i ulët se ditët e tjera të javës për shkak se kryhen më pak testime.

Që nga fillimi i pandemisë, Gjermania ka numëruar 24 813 817 raste positive me Covid-19 dhe 135 461 humbje jete, por shifrat e vërteta ka të ngjarë të jenë shumë më të larta pasi shumë raste besohet se kanë kaluar të pazbuluara.

Klan News