Jemi në atmosferën e festave të nëntorit, ditët ku festojmë edhe ndihemi edhe më shumë patriotë, ndaj edhe sot emisioni “Rudina” në Tv Klan nisi me një urim për festat e nëntorit, ditët e rëndësishme për të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Në 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, emisioni u nis me një material të bukur që është realizuar dje mbrëma në Grand Gala “Rrok’e agimin”.

Këngët e luftës, të stilizuara nga artistët e rinj, në ritmet rock erdhën në skenë shoqëruar nga një formacion i madh, i orkestrës së TKOB dhe bandës pop&rock. Si asnjëherë më parë, vokalistët lirik dhe ato të muzikës rock, janë bashkuar në këtë koncert.

Një shfaqje e bukur, dhe për ata që nuk mundën dot të ishin dje, kjo shfaqje do të jetë edhe sot në orën 19.00./tvklan.al