Tërmeti i ndodhur pak ditë më parë në Korçë, i cili dëmtoi mbi 60 shtëpi dhe qindra familje u vendosën në tenda, tronditi këdo nga ne. Kjo ngjarje tragjike bëri që artistët Endri dhe Stefi Prifi, të organizonin për herë parë në Shqipëri, një koncert bamirësie për të mbledhur fonde.

Të ftuar sot në programin “Ditë për Ditë”, vëllezërit korçarë thanë se koncerti organizohen në bulevardin e Korçës, këtë të enjte në orën 18:00.

Krahas tyre do të performojnë dhe artistë të tjerë të njohur të skenës si Aleksandër Gjoka, Anxhela Peristeri, Devis Xherahu, Aurel Thëllimi etj.

Një koncert maratonë që do të zgjasë deri në mesnatë, synon të mbledhë fonde për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

Gjatë intervistës, Endri dhe Stefi thanë se paratë që do të grumbullohen, do të numërohen nga publiku. Një ngjarje e rrallë kjo, e cila sipas tyre do shërbejë si dëshmi se gjithçka është transparente./tvklan.al