Zbardhet dëshmia paraprake në polici e 36-vjeçarit Leonard Bashaliu, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë zjarri 44-vjeçarin Ylber Haxhysa.

Tvklan.al ka mësuar se 36-vjeçari është shprehur në dëshminë paraprake që vrasja të ketë ndodhur për një ngjarje të para 5 viteve.

“U zumë kot, 5 vjet më parë më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati”, ka thënë 36-vjeçari Bashaliu. Konflikti që nisi me fjalë mëngjesin e sotëm përfundoi me përdorimin e armës dhe vrasjen e 44-vjerçarit.

Autori Leonard Bashaliu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka dhënë këtë dëshmi pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Gjocaj të Peqinit. Ylber Xhahysa u qëllua me pistoletë dhe mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital. Ndërsa autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. /tvklan.al