Një film i cili tregon ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, ka kaluar çdo pritshmëri, në Rusi.

Projekti kinematografik, vetëm në javën e parë të shfaqjes në kinema arriti të mbledhë 9.8 milion Euro. Ai ka emrin e një tanku sovjetik, “T-34”, i cili ishte simbol i luftës ndaj Gjermanisë naziste.

Në qendër të filmit është një i burgosur, i cili arratiset nga një kamp përqendrimi me anë të një tanku për të shpëtuar jetën e bashkëkombësve të tij. Sipas producentit Aleksei Sidorov, qëllimi i realizimit të këtij produksioni është që të rinjtë mësojnë më shumë rreth luftës.

Aktorët  kryesorë janë Alexander Petrov, Vinzenz Kiefer dhe Viktor Dobronravov. Ndërkohë shteti rus ka financuar një pjesë të tij. Kjo pasi Lufta e Madhe Patriotike, për vendin rus sidomos për presidentin Vladimir Putin cilësohet një krenari e kombit të tij.

Klan Plus