Protestuesit e arrestuar për dhunën në Kryeministri do të dalin të martën para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Mësohet se Prokuroria do të kërkojë arrest me burg për pjesën më të madhe të tyre. Mbi ta janë ngritur akuzat e shkatërrimit të pronës, shkatërrimit të pronës me zjarr, kundërshtim i policisë dhe prishje e qetësisë publike.

Prova kryesore që ka përdorur Prokuroria në materialin që do të paraqesë të martën në Gjykatë janë pmajet filmike te televizioneve dhe portaleve te ndryshme, të cilët transmetuan protestën. Nga këto filmime janë identifikuar personat që çanë kordonin e policisë dhe më pas qëlluan me mjete te forta dhe bomba artizanale ndërtesën e qeverisë. Një ndër personat për të cilin do kërkohet arrest me burg është edhe Florenc Hoxha, ish-drejtor i policisë bashkiake.

Sipas Prokurorisë, në pamje ai shihet duke kundërshtuar policinë dhe drejtuar protestuesit e tjerë. Ai qëndron duke monitoruar këtë grup personash të cilët sulmojne ndërtesën e qeverisë. Disa herë gjatë protestët 5-orëshe, Hoxha ka drejtuar grupe të ndryshme protestuesish për të sulmuar. Pjesa tjetër prej 15 personash, sqaron Prokuroria, kanë kundershtuar policinë dhe kanë përdorur mjete te forta duke thyer xhamat e Kryeministrisë.  Sipas Prokurorisë, veprat penale që kanë kryer këta persona janë të rrezikshme dhe është e nevojshme caktimi i një mase të fortë sigurie.

Tv Klan