Në mbyllje të intervistës në Opinion, Blendi Fevziu e pyeti ambasadoren amerikane Yuri Kim edhe për mandatin e saj në Shqipëri. Ajo tha se nuk e di sa do të zgjasë ky mandat, pasi ajo shërben nën vendimin e Presidentit të SHBA-së. E pyetur se cili do të jetë destinacioni i saj i ardhshëm, Kim tha: “Si mund të mendoj për vend tjetër kur jam në Shqipëri? Jam 100% këtu”.

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, për sa kohë do të vazhdojë mandati juaj në Shqipëri?

Ambasadorja Kim: Nuk e di. Unë shërbej nën vendimin e Presidentit. Zakonisht, ne shërbejmë për tre apo katër vite…

Blendi Fevziu: Po…

Ambasadorja Kim: …por do të shohim.

Blendi Fevziu: Dhe cili do të jetë destinacioni juaj i ardhshëm. Flas për vendin që doni, jo për atë ku do t’ju dërgojë Departamenti i Shtetit. Cilin vend doni?

Ambasadorja Kim: Si mund të mendoj për vend tjetër kur jam në Shqipëri?

Blendi Fevziu: Jeni akoma këtu.

Ambasadorja Kim: Jam 100% këtu.

Blendi Fevziu: Faleminderit për intervistën sonte dhe shpresoj se do të jeni sërish në studio. Shumë faleminderit.

Ambasadorja Kim: Faleminderit ty, është gjithnjë kënaqësi./tvklan.al

Intervista e plotë e Ambasadores Yuri Kim në “Opinion”