Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Bledar Shqarthin që u arrestua në portin e Durrësit pasi iu gjetën 4 kg heroinë.

Sipas prokurorisë, lënda narkotike ishte fshehur në kamionin e drejtuar prej tij, që do të imbarkohej në traget me destinacion Italinë. Përballë togave të zeza, 39-vjeçari Shqarthi nuk ka pranuar të flasë, por ka thënë se shpjegimet do t’i japë në një moment të dytë. Sipas avokatit të tij mbrojtës, provat e prokurorisë janë të pa baza, teksa ka mbajtuar të njëtjin qëndrim me klientin e tij.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet për këtë ngjarje dhe ka dyshime se në trafikun e drogës ka edhe persona të tjerë të përfshirë përveç të arrestuarit më 6 Janar në portin e Durrësit.

Tv Klan