Pamje fantastike janë nga Mali i Thatë, nga ku shihet liqeni i Pogradecit dhe Prespës. Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga ky shteg turistik.

“Mirëmëngjes dhe nga Mali i Thatë tanimë shtegu turistik i preferuar në këtë periudhë nga të apasionuarit pas natyrës dhe dëborës që ofron një pamje fantastike të liqenit të Pogradecit dhe Prespës, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve./tvklan.al