Periudhat më të mira për ta vizituar Amsterdamin janë muajt prill, maj apo nga shtatori në nëntor, një qytet që të mirëpret në çdo cep të tij dhe aty ku thuajse të gjithë flasin edhe anglisht duke të krijuar shumë lehtësi në komunikim.

“Check In” ishte në Amsterdam, një udhëtim që na solli përmes pamjeve një pamoramë mjaft të bukur të këtij vendi.

Drini Zeqo dhe Albana Nanaj shijuan një drekë mjaft të shijshme në fshatin Volendam që njihet për produktet fantastike të peshkut.

Drini Zeqo: Në Volendam nuk kishim si të mos provonim peshkun, ushqime që kanë bazë peshkun, apo jo?

Albana Nanaj: Po tani, Volendami është një fshat peshkatarësh, kështu që gjetëm peshkun.

Drini Zeqo: Doja të të pyesja për çmimet e ushqimeve, si do t’i konsideroje në Hollandë?

Albana Nanaj: Çmim Europe, një pjatë kryesore shkon diku tek 15 euro, varion domethënë nga 12-20 euro ke pjatën kryesore.

Drini Zeqo: Që hyn tek çmimet mesatare?

Albana Nanaj: Por i shoqërojnë me pataten e përfshirë, sallatën./tvklan.al