Kreu i qeverisë, Edi Rama në një konferencë për mediat  është shprehur se ai nuk do të flasë më për testet, pasi sipas tij po bëhet një teatër banal.

Teksa u pyet për testet e shpejta në Shqipëri, se kur mund të jenë të aksesueshme për qytetarët, Rama tha se nuk do të kontribuoj në këtë debat.

Për teste më falni, por unë nuk flas më për teste. Është bërë një teatër i shëmtuar dhe banal dhe unë nuk dua të jap më kontributin për ketë teatër banal dhe çorientues për njerëzit”, tha Rama.

Më tej ka kritikuar dhe Presidentin e Republikës dhe Monika Kryemadhin, duke thënë se janë një shembull i keq dhe shkelin rregullat e COVID-19.  

“Unë nuk vendos masa, masat i vendos komiteti i Ekspertëve, as nuk monitoroj zbatimin e masat, ka institucione që e bëjnë këtë punë, kështu që më duket e pamundur të japë përgjigje pyetjes se si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Por si çdo qytetarë unë kam parë që Presidenti i Republikës, Zonja e Parë dhe e gjithë çeta e tyre që shkelin ligjin, duke dhënë një shembull të keq”, shtoi ai.

Më tej Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat kundër COVID, që të shmangin daljet e panevojshme./tvklan.al