Perandori japonez Apanito Akihito ka deklaruar dorëheqëjen dhe mbajti fjalimin e tij të fundit publik si perandor, në një ceremoni historike në Tokio.

Në moshën 85-vjeçare Perandori Akihito vendosi të tërhiqet, duke thyer traditën dyshekullore të monarkisë së trashëguar më të vjetër në botë.

Akihito hoqi dorë nga pushteti pasi tha se ndihej i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës së tij dhe shëndetit në rënie. Princi i kurorës Naruhito do të ngjitet në fron të mërkurën, duke filluar një epokë të re. Perandori në Japoni nuk mban fuqi politike, por shërben si një simbol kombëtar, shkruan

BBC

.

Në fjalimin e tij përfundimtar, Akihhito tha se ai “i uronte Japonisë paqe dhe prosperitet”.

“Unë jam shumë mirënjohës për njerëzit që më pranuan si simbol dhe më kanë përkrahur”

, tha ai.

Akihito u bë perandor në vitin 1989 dhe gjatë sundimit të tij i kushtoi shumë kohë kapërcimit të trashëgimisë së rolit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Një sondazh i kohëve të fundit tregoi se familja perandorake gëzon 80 për qind të mbështetjes publike, nivel ky më i larti i mbështetjes i regjistruar ndonjëherë.

/tvklan.al