Një sfidë e rëndësishme e javës së 31 të Superligës është përballja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Vlonjatët duan të ruajnë vendin e tretë në renditje, ndërsa Skënderbeu nuk e ka të sigurt daljen në Europë nga Kupa, kështu që kërkon sërish një fitore në Superligë, në mënyrë që të arrijë vendet e para. Në Vlorë janë besimplotë se do të marrin suksesin e radhës.

E vështirë do të jetë për Kukësin dhe Teutën. Përballja mes tyre do të ndiqet me interes nga rivalët e tjerë. Kuksianët e Ernest Gjokës synojnë mbajtjen e vendit të dytë, ndërsa Teuta zonën europiane. Sfidë direkte për mbijetesën do të jetë mes Luftëtarit dhe Tiranës. Ndërsa mbrëmjen e sotme, Partizani do të presë Laçin. Të kuqtë tentojnë sigurimin matematik të titullit.

Tv Klan