Kombëtarja do të ketë disa ndryshime në formacionin që do të nisë nga minuta e parë me Çekinë sot në Pragë. Grupi është i plotë dhe kjo i dha mundësinë trajnerit Reja të zgjedhë më të mirët.

Në mbrojtje do të jenë ata që ishin me Uellsin. Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli do të jenë para Selmanit. Në mesfushë nga minuta e parë do të jenë Trashi, Kallaku dhe Veseli, të cilët në takimin e së shtunës e nisën nga stoli. Kapiten mbetet Abrashi, ndërsa nuk lëviz si titullar edhe Bare.

Në sulm i është dhënë besim nga minuta e parë Cikalleshit dhe është konfirmuar Manaj. Takimi me Çekinë, një ekip pjesëmarrës në finalet e Europianit, do të nisë në orën 20:15.

Tv Klan