Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar heronj lojtarët e Kombëtares, ndërsa ka shprehur mbështetjen për sfidën e sotme, atë kundër Francës.

Në një status në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se kjo sprovë është e vështirë, por nëse djemtë e kombëtares futen në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, mund t’ja dalin!

Rama shkruan se me çfarëdo rezultati të përfundojë sfida ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë.

Statusi i plotë i kryeministrit

Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s’është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit… Le t’u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilido qoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë‪#‎ForcaShqiperia‬ në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën /tvklan.al