Përballja në Elbasan, Rama: Reformat në rrugën e duhur. Blushi: Më bënë gjyqin

Përballja në Elbasan, Rama: Reformat në rrugën e duhur. Blushi: Më bënë gjyqin

18:00 04/03/2016

Mbledhja e Partisë Socialiste për anëtarësimet e reja në qytetin e Elbasanit është kthyer në një arenë përballje mes Kryeministrit Edi Rama e mbështetësve të tij dhe Deputetit që kryeson listën e këtij qarku, Ben Blushi.

I paftuar Blushi është lejuar të marrë pjesë në mbledhje, por edhe fërshkëllyer dhe ofenduar nga disa të pranishëm, të cilët janë nxjerrë jashtë nga punonjësit e Gardës.

Në pjesën e hapur për mediat ka folur vetëm Kryeministri, i cili më së shumti iu është drejtuar atyre që sulmojnë reformat shtetformuese, siç i quan ai.

Kryeministri zbulon për oponentët dhe atë që quan pikën e tij më të dobët, duke treguar dhe pikën më të dobët të opozitës së sotme.

Pas mbledhjes, Deputeti Blushi thotë se është lejuar të flasë edhe pse në një mjedis aspak dashamirës, i ngjashëm sipas tij, me gjyqet e komunistëve ndaj disidentëve.

Blushi tha se do të jetë i pranishëm në çdo mbledhje partie nëse do të lejohet të marrë pjesë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT